Përleshje mes gjermanëve dhe azilkërkuesve

Qytetarë gjermanë  dhe azilkërkues janë përleshur dje një nga qyetet lindore të vendit, një dëshmi e fundit që tregon se disponimi për të mirëpritur emigratët është përkeqësuar shumë një vit  pasi Gjermania hapi dyert për të gjithë ata mijëra njerëz që i largohen luftës nga Lindja e Mesme.

Sipas policisë, rreth 80 të rinj e të reja, kryesisht gjermanë nga krahu i djathtë, të cilët ishin duke pirë birra  u mblodhën në qendër të Bautzen, rreth 50 kilometra në verilindje të Drezdenit, dhe thërrisnin qyteti i  përket gjermanëve. Përballë tyre qëndronte një grup prej rreth 20 perosnash, të mitur të pashoqëruar, që do të thotë se ata janë nën moshën 18 vjecare, të cilët kërkojnë azil në Gjermani.

Policia formoi një zinxhir mbrojtës për  të ndarë dy grupet dhe përdori spry të ndryshëm përfshirë me piper për të normalizuar situiatën. Të dyja palët, të rinjtë dhe azilkërkuesit hodhën sende të ndryshme të forta, si shishe dhe objekte druri në drejtim të oficerëve të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur azilkërkuesit u larguan, ata u ndoqën nga një grup gjermanësh deri në qendrat e tyre te strehimit. Policia kriminale ka nisur një hetim për shkak të dyshimit për shkelje të qetësisë publike  dhe dëmtim të rëndë trupor. Kjo nuk është hera e parë që ky qytet perfshihet nga ngjarje të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shkurt të ketij viti një qender strehimore emigrantësh  u përfshi nga flaket, ku disa spaktatorë gjermanë shoqëronin zjarrin me duartrokitje. Incidenti vjen në kohën kur kancelarja Angela Merkel përballet me kritika të ashpra për politikat e saj pro emigranëtve, gje e cila ka çuar në forcimin dhe shtimin e popllaritetit të partisë kundër emigrantëve alternative për Gjermaninë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?