Përlotet Obama: Në darkën me stafin kalova plot 4 minuta me shami në dorë

Presidenti Obama e ka pranuar se ka qarë gjatë darkës së fundit të mbajtur me stafin e tij.

Presidenti në ikje i SHBA-ve deklaroi gjithashtu se beson se do të fitonte edhe mandatin e tretë për Shtëpinë e bardhë duke vlerësuar se kombi edhe më tej e pranon vizionin e tij politik.

“Unë jam i bindur në këtë vizion, sepse unë jam i bindur se në qoftë se unë do të kisha konkuruar dhe do ta kisha artikuluar atë, mendoj se mund të kisha mobilizuar shumicën e popullit amerikan për ta ndjekur”, tha Obama në një intervistë për “The Axe Files”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e di se në bisedat që kam pasur me njerëzit në vend, por qoftë edhe njerëzit që nuk janë pajtuar me mua, do të thoshin: “Vizioni, drejtimi të cilin e keni pasur, është i duhuri”, tha presidenti në largim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke reflektuar për presidencën e tij, Obama tha se është inspiruar nga “zemra” dhe “ideali” i stafit të tij.
“Ne e kemi pasur darkën me stafin…Kalova plot katër minuta me shami në dorë”, theksoi ai.

Obama tha se ndjehet sikur “grupi” po thyhet, por ai dëshiron t’ua kushtojë post-presidencën e tij rritjes së “talentit” dhe vizionit që filloi në dy mandatet e tij si president i Shteteve të Bashkuara.

“Në përgjithësi, ky vend asnjëherë nuk u bë përbuzës”, tha ai, duke vlerësuar ndihmësit e shumtë që i kishte pasur gjatë këtyre viteve.
Pasi të lënë Shtëpinë e Bardhë, Obama do të shkojë me gruan e tij, Michellen, për pushime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?