“Pjatat e pastra”: Kina nis fushatën për të mos shpërdoruar ushqimin

Autorietet në Kinë kanë ngritur alarmin për shpërdorimin e ushqimit gjatë periudhës së pandemisë. Për këtë arsye ka nisur fushata me “Pjata të pastra” për të reduktuar shpërdorimin e ushqimit.

Kina ka tërehqur vemendjen e popullatës për shkak të të shpërdorimit që po I bëhët ushqimit në kohë krize. Për këtë arsye autoritetet kanë nisur fushatën “Pjata të pastra” për të reduktuar shpërdorimin e ushqimit. Nisma vjen pas deklaratës së presidentit Xi Jinping se COVID-19 kishte ndezur zilen e alarmit për ushqimin e hedhur.

Fushata, gjithashtu vjen pas disa javë përmbytjesh masive në të gjithë Kinën jugore, e cila la ferma të shkatërruara dhe ku u dëmtuan tonelata të mëdha prodhimesh

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve kineze “Global Times” konfirmon se nuk bëhët fjalë për një krizë ushqimore, por këkrohet sensibilizim që harxhimi i ushqimit të merret seriozisht. Televizioni shtetëror kritikoi gjithashtu përdoruesit e rrjeteve sociale që filmojnë veten duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi, kur pandmeia ka bërë që shumë vende të botës të vuajnë urinë.

Reagimi pas mesazhit të presidentit Xi, ka qenë I menjëreshëm. Shoqata e Industrisë Catering në Wuhan nxiti restorantet në qytet të kufizojnë numrin e pjatave të shërbyera për klientët, duke zbatuar një sistem ku grupet duhet të porosisin një pjatë më pak nga sa persona janë.

SHKARKO APP