“Plumb pas koke”, gjendet e vdekur në shtëpinë e saj modelja 23 vjeçare

Një modele dhe trajnere fitnesi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar edhe me plumb në kokë.

Mediat lokale thanë se ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur pasi u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?