Polonia do rekrutojë 35 mijë ushtarë kundër Rusisë
Polonia ka thënë se do të fillojë rekrutimin për një mbrojtje të fortë paramilitare prej 35 mijë ushtarëve për shkak të tensioneve me Rusinë.
BBC shkruan se ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz , ka thënë se pozitat e larta në Forcën Mbrojtese Territoriale tashme veçse janë vendosur.
Forca do të ketë vullnetarë civilë të trajnuar në shkathtësi ushtarake. Dhe ka për qëllim t’iu kundërpërgjigjet hibrideve të luftimit të llojit që çuan në ndarjen e pejsëve të Ukrainës dhe të betohen për besnikëri ndaj Rusisë.
Edhe NATO planifikon ta përforcojë Poloninë. Një batalion i NATO-s do të vendoset në Poloni dhe tri tjera në shtetet baltike, si Estonia, Lituania dhe Letonia. Numri total i trupave që do të vendosen atje pritet të jetë rreth 4 mijë.
KOHA JONË SONDAZH

