Pompeo, kroatët së shpejti pa viza në SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit tha se qytetarët kroatë së shpejti do të udjëtojnë pa viza në SHBA, tha agjencia kroate Hina.
“Ka ende punë për të bërë, dokumentet, çështjet administrative duhet të zgjidhen, disa duhet t’i bëjmë ne, edhe disa u takojnë kroatëve”, tha Pompeo.
Pompeo i kërkoi Kroacisë të mos pranojë financimin kinez për projektet madhore, sepse rrezikohet siguria në rajon.
Pompeo është zyrtari më i lartë i administratës amerikane që viziton Kroacinë.
Në 2012 vendi u vizitua nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
KOHA JONË SONDAZH

