FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pranga shefit të antidrogës: Trafikonte…hashash!

Në Finlandë ndodh edhe kështu: të arrestohet pikërisht ish-kreu i Antidrogës së kryeqytetit Helsinki, veç akuzave të tjera edhe për trafikim droge.

Një gjykatë finlandeze e ka dënuar ish-kreun e policisë së Antidrogës, Jari Aarnio, me 10 vite burgim, pasi u vërtetua se ai ka ndihmuar një bandë të trafikut të narkotikëve të importonin në Finlandë rreth 800 kg hashash nga Holanda, për ta shitur atë më pas gjatë viteve 2011-2012.

Aarnio, 59 vjeç, është shpallur fajtor për 5 akuza penale në lidhje me lëndët narkotike, si dhe për 17 shkelje të tjera, përfshi këtu edhe kërcënimin ndaj një të dyshuari. Përpara se të arrestohej në vitin 2013, ai kishte kaluar një karrierë të gjatë 30-vjeçare në forcat e Antidrogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

E megjithëse ai mohon kategorikisht të gjitha akuzat, Aarnio rezulton i dënuar edhe për një tjetër çështje në shtator të këtij viti, dënim me 3 vite heqje lirie për “mashtrim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përqindja e krimeve është relativisht e ulët në Finlandë, krahasuar me vendet e tjera europiane. Vendi renditet si i dyti më pak i korruptuar, pas Danimarkës, në indeksin global të hartuar nga “Transparency International”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?