Premtimet që Donald Trump bëri gjatë fushatës

Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore, ku edhe fitoi si president, u zotua se do të udhëhiqet nga një moto e thjeshtë gjatë qeverisjes së tij: Premtime të bëra, premtime të mbajtura.

Trump ka premtuar dëbimet masive të emigrantëve pa dokumente në historinë e SHBA-së si dhe përfundimin e ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën që filloi gjatë presidencës së tij të parë.

Ai ka thënë se do t’i japë fund inflacionit, do të bëjë shkurtime gjithëpërfshirëse të taksave dhe ka propozuar që bakshishi të jetë pa taksa. Ai ka sugjeruar gjithashtu tarifa të reja prej të paktën 10% për shumicën e mallrave të huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump po ashtu është zotuar të shkurtojë përsëri rregullat mjedisore, si një mënyrë për të ndihmuar industrinë amerikane të makinave. Ai gjithashtu dëshiron të rrisë prodhimin e lëndëve djegëse fosile në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?