Presidencialet në Francë, Sarkozi humb garën brenda partisë
Ish-Presidenti francez Nikolas Sarkozi ka humbur në garën e të dielës për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Republikane të Qendrës së Djathtë.
Duke pranuar humbjen, Sarkozi mbështeti François Fillon i cili u rendit i pari në raundin e parë të së dielës, ndërsa ish-kryeministri Alain Juppe u rendit i dyti.
Ata do të përballen me njëri-tjetrin në një balotazh të dielën e ardhshme. Fituesi do të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Fituesi i cili do të dalë nga primaret Republikane do të përballet me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
KOHA JONË SONDAZH

