Presidenti Biden thirrje Kongresit që të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë tani për tani, ndërsa ai u përpoq të siguronte aleatët për vazhdimin e mbështetjes financiare amerikane për përpjekjet e luftës. Por koha po mbaron, tha presidenti në një paralajmërim drejtuar Kongresit.

“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të lejojmë që ndihma amerikane për Ukrainën të ndërpritet”, tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë pas shmangies së përkohshme të mbylljes së qeverisë amerikane.

Masa e miratuar mbrëmjen e së shtunës siguron financimin e qeverisë deri më 17 nëntor, por nuk përfshin fonde ndihme për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Biden theksoi urgjencën e madhe për sigurimin e ndihmave për Ukrainën duke vënë në dukje se marrëveshja financiare zgjat deri në mes të muajit nëntor. Zoti Biden i kërkoi Kongresit që të negociojë një paketë ndihme sa më shpejt të jetë e mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligjvënësit amerikanë që e mbështesin luftën e Ukrainës kundër agresorit rus thonë se nuk do të dorëzohen. Megjithatë, shumë ligjvënës e pranojnë se është bërë e vështirë që palët në Kongres të bien dakord për ndihmën për Ukrainën.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?