Presidenti gjerman, i shqetësuar: Europiani mund të tronditet
Presidenti gjerman, Joachim Gauck, është shprehur i shqetësuar mbi sigurinë e kampionatit Evropian të futbollit në Francë, njoftoi agjencia gjermane DPA.
“Kur mendoj për Evropianin, sigurisht që jam i shqetësuar, si shumë të tjerë në Evropë. I shqetësuar të shoh që kjo festë paqësore mund të tronditet”, deklaroi shefi gjerman i shtetit.
“Fqinjët tanë kanë grumbulluar disa eksperienca të hidhura dhe sigurisht që janë shumë të tensionuar. Ata kanë investuar shumë për të garantuar sigurinë”, theksoi gjithashtu Gauck, duke iu referuar Francës.
Për të evituar sulmet gjatë Euro2016 që filloi qeveria franceze ka vendosur në vend 90 mijë policë, xhandarë dhe agjentë privatë të sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

