Presidenti i ri i BE-së, kërkon pavarësi të Skocinë duke kopjuar stilin Çekosllovak
Presidenti i ardhshëm i Bashkimit Europian (BE) do të përdorë shpërbërjen e Çekosllovakisë si frymëzim për të negociuar daljen e mundshme të Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta britanike,”Daily Express”, në të cilën ka theksuar se: “Robert Fico, i cili pritet të marrë përsipër Presidencën e BE-së të hënën, tha se ai mund të ndihmojë në ndërmjetësimin e një ndarje miqësore mes dy vendeve, në bazë të qetë mes Sllovakisë dhe Republikës Çeke”.
Fico u shpreh se: “Sllovakët dhe çekët kanë një eksperiencë unike të ndarjes paqësore dhe ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë me ata që janë të interesuar”.
Sipas gazetës, fushata e ministrit të parë skocez Nicola Sturgeon për pavarësi në prag të rezultatit të javës së kaluar të referendumit të BE-së, ka marrë përgjigje të përziera. Lideri irlandez Enda Kenny, gjithashtu, është duke mbështetur thirrjet skoceze për të mbetur në BE.
Megjithatë, shumë vende kanë bërë të qartë se ata besojnë Skocia nuk duhet absolutisht të lejohen të qëndrojnë në BE, nëse pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar ikën. Kryeministri Spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë se: “Unë jam shumë kundër, traktatet janë shumë kundër tij dhe unë besoj se të gjithë ne jemi shumë kundër tij. Nëse Mbretëria e Bashkuar iku, edhe Skocia duhet të iki”.
Presidenti francez Francois Hollande mbështeti kolegun e tij spanjoll, duke këmbëngulur se bisedimet e daljes do të mbahet vetëm me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha: “Negociatat do të zhvillohen me Mbretërinë e Bashkuar, jo me një pjesë të Britanisë së Madhe”.
Gjermania, Republika Çeke, Danimarka dhe Hungaria kanë ngritur edhe kundërshtimin e tyre për lëvizje.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

