Presidenti Macron në Serbi, siguria dhe dialogu Prishtinë-Beograd janë tema të diskutimit

Presidenti francez Emmanuel Macron më 29 dhe 30 gusht do të jetë në Serbi. Vizita e Macron në Beograd do të realizohet më pak se pesë muaj pasi ai priti në Paris homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Kjo vizitë realizohet saktësisht një javë, pas vizitës së shefit të CIA-së në Serbi, William Burns. A do të jetë dhe kjo vizitë e përmbushur me mesazhe për ruajtjen e sigurisë në Rajonin e Ballkanit? Politologia Magbule Shkodra thotë se “vizita të jetë vazhdimësi e mesazhit të shefit të CIA-së, për ruajtjen e sigurisë në Ballkan”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe vazhdimi i tij, është njëra nga temat që pritet të diskutohet gjatë takimi, Macron-Vuçiç. Sipas ekspertes, Macron do të kërkojë nga Vuçiçi zbatimin e marrëveshjeve dhe vazhdimin e dialogut, si dhe arrestimin e Milan Radoiçiç”.

Çështjet ushtarake do të jenë pjesë e bisedimeve, ka konfirmuar Macron në një konferencë për media më 18 korrik gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Londër. Po ashtu një prej temave të takimit do të jetë blerja nga Serbia e avionëve luftarakë francezë, Rafale me vlerë 3 miliard euro. Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vitet e fundit, teksa dy shtetet forcojnë raportet e tyre sidomos në fushën e ekonomisë.

SHKARKO APP