FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Nishani takon Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Kahraman i tregoi Presidentit Nishani dhe delegacionit që e shoqëronte ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi e ka nisur axhendën e takimeve me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Kryetari Kahraman e ka pritur në hyrjen e godinës Presidentin Nishani, ndërkohë takimi është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së TBMM-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kahraman i tregoi Presidentit Nishani dhe delegacionit që e shoqëronte ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETÖ-s për grusht shteti, të ndodhur më 15 korrik. Pas vizitës së vendeve të dëmtuara nga këto bombardime delegacioni vizitoi edhe sallën e Parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi Presidenti Nishani do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdoğan. Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve. Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti Nishani pas takimit me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Turqisë, Erdoğan, në nder të tij.

Nga ana tjetër Presidenti Nishani gjatë kësaj vizite pritet të ketë takime me diasporën shqiptare në Turqi, si dhe do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Stambollit.-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?