Presidenti turk Erdogan: Perëndimi po ndihmon ISIS
Lideri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se Perëndimi po mbështet grupin e Shtetit Islamik.
Në një fjalim përpara parlamentit në Pakistan, Erdogan tha se “Perëndimi aktualisht është me terroristët” duke shtuar se armët e kapura nga militanët islamikë e kishin origjinën nga vendet perëndimore, shkruan AP.
Turqia është anëtare e NATO-s dhe pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që lufton Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Sulmet ajrore të koalicionit kundër ekstremistëve kanë ndihmuar forcat irakiene e siriane të dëbojnë terroristët nga një numër qytezash.
Militantët e Shtetit Islamik morën një numër të madh armësh dhe automjetesh të SHBA-së kur ata kaluan në Irak verën e vitit 2014.
Forcat Speciale Irakiane thanë se ata kanë bërë një pauzë të ofensivës së tyre përkohësisht në veri të Mosulit që mbahet nga Grupi i Shtetit Islamik për shkak të motit të keq.
KOHA JONË SONDAZH

