FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pret Obamën, blindohet Athina

Presidenti Barack Obama ka nisur udhëtimin e tij të fundit si president i Shteteve të Bashkuara dhe pritet që zgjedhja e Donald Trumpit ka për të qenë në qendër të diskutimeve me udhëheqës të tjerë botërorë.

Obama do të qëndrojë sot dhe nesër në Greqi, për të fluturuar të enjten në Gjermani dhe pastaj në Peru.

Athina ka marrë të gjitha masat e sigurisë. Kryeqyteti helen është blinduar, ku përveç 4500 policëve greke do të asistojnë 500 agjentë të CIA-s, forcat e marinë amerikane si dhe rojet bregdetare greke për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm si nga deti ashtu dhe nga toka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizitat synojnë të japin një sinjal solidariteti për aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara dhe për të shprehur mbështetje për një “Europë të fuqishme, të integruar dhe të bashkuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalimin e vetëm të rëndësishëm të këtij turneu zoti Obama pritet ta mbajë në Greqi, ku do të flasë për punën që mbetet për t’u bërë për të trajtuar problemet ekonomike të Greqisë dhe të vendeve të tjera të botës.

Një nga këshilltarët e presidentit për sigurinë kombëtare tha se zoti Obama do t’i shprehë kryeministrit grek Alexis Tsipras, mbështetje për popullin grek, që ju desh të kalojë kohë të vështira për shkak të masave të ashpëra si përgjigje ndaj krizës ekonomike.

Të enjten presidenti Obama shkon në Gjermani. Këshilltari për sigurinë kombëtare Rhodes theksoi rëndësinë e marrëdhënies me Gjermaninë, duke e cilësuar Angela Merkelin si “partneren më të afërt të Presidentit Obama gjatë viteve të presidencës së tij.”

Në Berlin do të zhvillohet të premten një takim, ku do të jenë të pranishëm edhe udhëheqës nga Britania, Franca, Italia dhe Spanja.

Diskutimet pritet të fokusohen tek lufta kundër Shtetit Islamik, çështje që lidhen me imigracionin, gjendja në Ukrainë dhe zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?