Princi Filip shtrohet në spital

Duka i Edinburgh është shtruar në spital. Buckingham Palace tha se kjo është marrë si një masë paraprake për shëndetin e tij.

Princi Filip udhëtoi nga Sandringham Estate në Norfolk në spitalin King Edward VII në Londër mëngjesin e së premtes.

Buckingham Palace sqaroi se ky vendim u mor me këshillin e mjekut të Princit Filip. Ai nuk u dërgua me ambulancë në spital dhe shtrimi ishte planifikuar.

Pritet që 98-vjeçari të qëndrojë disa ditë i shtruar.

Duka u tërhoq nga jeta publike në gusht 2017.

Ai kaloi dekada duke mbështetur Mbretëreshën dhe duke marrë pjesë në eventet  e tij të bamirësisë.

Që pas tërheqjes nga detyra zyrtare mbretërore, ai është shfaqur në publik së bashku me Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore në evente dhe shërbime të kishave.

Duka nuk është parë në publik që nga dasma e Lady Gabriella Windsor në maj.

SHKARKO APP