
Imran Khan, kryeministri që shprehur mbështetjen për Rusinë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, është shkarkuar nga detyra pasi humbi një votë mosbesimi në parlamentin e vendit.
Votimi u mbajt pas mesnatës së të shtunës, në një mocion që u soll nga opozita për të larguar ish-kapitenin e ekipit kombëtar të kriketit nga pushteti.
Imran Khan është kryeministri i parë pakistanez që shkarkohet nga një votë mosbesimi. Partitë opozitare ishin në gjendje të siguronin 174 vota në dhomën prej 342 anëtarësh në mbështetje të mocionit të mosbesimit.
