Prodhimi bujqësor në Ukrainë, “The Times”: Fermerët po përballen me një rrezik të frikshëm

Prodhimi jetik bujqësor në Ukrainë tashmë është i goditur rëndë nga pushtimi rus. Kultivuesit po përballen me rrezikun e minave të vendosura nën tokë, nga forcat ruse të cilët janë larguar nga zonat e sulmuara.

Në të gjithë zonat në veri dhe në perëndim të Kievit, zona të braktisura nga rusët pasi janë tërhequr ka pasur lëndime të shumta të shkaktuara nga minat, predha të pashpërthyera të vendosura në fusha si kurthe të krijuara nga një granatë dore dhe tela.

Fermerët janë ndër viktimat kryesore. Bombat po i shtojnë dëmtimet bujqësisë. Ukraina, një nga vendet më pjellore dhe produktive në botë, është njohur historikisht si ”shporta e bukës së Evropës”.

Ajo po përballet me një krizë bujqësore dhe të paprecedentë, ku situatën e vështirësojnë akoma më shumë edhe minat tokësore.

SHKARKO APP