Protesta e Iranit bëhet e dhunshme, raportohet për të vdekur
Një protestë paqësore mbi mungesën e ujit në qytetin jugor të Iranit, Khorramshahr, u kthye në një protestë të dhunshme, pas shpërthimti të përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.
Policia përdori gaz lotsjellës për të mbajtur turmën. Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë dhe objekte të tjera, duke dëmtuar pronën publike, duke përfshirë Muzeun e Mbrojtjes së Shenjtë dhe një urë lokale.
Protestuesit thanë se të paktën një person u vra, raporton CNN. Ndërsa nuk dihet ende numri i të lënduarve apo nëse ka viktima të tjera.
Protestat shpërthyen për shkak të mungesës së ujit të pijshëm që ka prekur qytetin dhe Abadanin pranë verës së nxehtë iraniane.

