Protesta edhe në Francë: Greqia të refuzojë marrëveshjen e BE-së të dielën
Mijëra francezë të krahut të majtë protestuan në Paris në mbështetje të popullit grek. Ata i bënë thirrje qytetarëve grekë të refuzojnë marrëveshjen e Bashkimit Europian për masat shtrënguese dhe të votojnë kundër tyre të dielën në referendum.
Protesta e organizuar nga krahu i majtë ekstrem brenda partisë socailiste që është në pushtet dolën kundër linjës së presidentit Hollande i cili ka deklaruar se vota kundër do të ishte një hap i rrezikshem drejt daljes së Greqisë nga zona euro. 3 mijë protetsuesit shprehen solidaritet me popullit grek dhe bënë thirrje për anullimin e borxhit.
Më herët gjatë ditës së enjte, minsitri francez i financave Michel Sapin tha se një votë PRO në referendum do ti jepte mundësinë Greqisë për të rinisur dialogun me kreditorët. Ai insitoi se BE mund të lehtësojë disi borxhin greke, por Greqia duhet të shlyejë borxhin që i detyrohet ndërkombëtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

