Protestat masive për vrasjen e Aminit, lideri iranian: U projektuan nga SHBA-të
Trazirat e fundit në vend kundër vdekjes së Mahsa Amini-t ishin të konceptuara dhe të planifikuara nga Shtetet e Bashkuara, thotë lideri iranian Ali Khamenei në reagimin e tij të parë ndaj protestave në të gjithë vendin pas vdekjes së të riut kurd.
Teksa thotë se është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e vajzës, por për të protestat nuk ishin planifikuar dhe kryer nga qytetarët iranianë.
”Vdekja e Aminit është një aksident tragjik që ka pikëlluar të gjithë. Reagimi i duhur nuk është krijimi i pasigurisë, djegia e Kuranit, djegia e xhamive, bankave, makinave dhe heqja e mbulesës nga gratë”.