Protestë e rrallë e grave në Kabul

Edhe pse shteti është në duart e talebanëve, kjo nuk i frenon gratë afgane të protestojnë. Liderët e rinj janë nën vëmendjen e gjerë ndërkombëtare për të drejtuar vendin me më shumë liri, duke përfshirë edhe gratë, siç kanë premtuar në deklarata. Me pankarta dhe slogane në duar, gratë afganë kërkonin të lejoheshin të arsimoheshin e të mbanin vendet e punës.

Në disa video të publikuara shihet një luftëtar i armatosur Taliban që i afrohet grave protestuese dhe tenton të ndalojë brohoritjet e tyre. Talibanet e ardhur në pushtet muajin e kaluar pas tërheqjes së SHBA, po diskutojnë për formimin e qeverisë së re. Reformimi i tyre është pritur me skepticizëm dhe shumë gra dyshojnë nëse do të gjejnë vende në administratën e re.

SHKARKO APP