Protestë kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve

Qindra njerëz në Zelandën e Re marshuan sot para parlamentit në një protestë kundër urdhrave që detyrojnë vaksinimin si dhe kufizimeve të lidhura me pandeminë.

Turma e madhe e njerëzve, shumë prej tyre protestues me motoçikleta bërtiste “liri”. Disa mbanin pankarta ku shkruhej “jo më kontroll”.

Qyteti Auckland ka qenë i mbyllur për rreth tre muaj pas një shpërthimi të variantit Delta. Ardern tha se përmirësimi i shkallës së vaksinimit të qytetit tek personat nga 12 vjeç e lart do të thotë reduktim i mëtejshëm i kufizimeve.

SHKARKO APP