Protestuesja në ShBA nuk përmbahet, i bërtet policit dhe e pështyn në fytyrë (VIDEO)
Teksa po vijojnë numërimet e votave në Amerikë, një protestuese anti Trump ka përfunduar pas hekurave në Nju Jork pasi pështyu në fytyrën e një oficeri policie. Devina Singh, 24 vjeç, ishte në mesin e 57 personave të arrestuar në Neë York të Mërkurën në mbrëmje pasi u filmua në lagjen West Village të Manhatanit duke bërtitur ‘në djall të shkoni fashistë’ drejt një oficeri.
Pamjet e pështymës të saj ndaj oficerit u bënë virale në Twitter, por veprimi i kushtoi rëndëpasi u shtri përtokë dhe u arrestua nga efektivët. Singh, i cila është me origjinë nga Schwenksville, Pennsylvania, por besohet se jeton në New York, u akuzua për pengim të administratës qeveritare dhe ngacmim.
Zyrtarët thanë se Singh rezulton me precedent të mëparshëm penal për tubime të paligjshme dhe rezistencë ndaj arrestimeve gjatë protestave të fundit në New York.
Ajo u arrestua për tubim të paligjshëm gjatë një proteste në Downtown Brooklyn më 27 tetor dhe më 18 Shtator gjatë protestave në Manhattan. Pas arrestimit të së mërkurës, Singh fshiu të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.
“Veprime si kjo nuk do të tolerohen. Ata që kryejnë këto veprime do të arrestohen”, njoftoi policia. /Faxweb.al