Pse Europa duhet ta ruajë dialogun me Rusinë

Nga Elmar Brok*

Pasja e marrëdhënieve të mira është në interes si të BE-së ashtu edhe Rusisë. Kjo është e rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë. Megjithatë është e qartë se marrëdhëniet e mira janë të mundura vetëm në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, e cila është një parim për bashkëpunimin e brendshëm në Evropë. Rrjedhimisht, është i domosdoshëm zbatimi i plotë i marrëveshjeve të Minskut.

Vetëm atëherë BE-ja mund të heqë sanksionet ekonomike kundër Rusisë, pas veprimeve të saj ushtarake për të destabilizuar situatën në Ukrainën lindore. Masat kufizuese në kundërpërgjigje të aneksimit të Krimesë në mars të vitit 2014, duke përfshirë edhe qytetin e Sevastopolit, do të pezullohen vetëm pasi Gadishulli t’i rrikthehet Ukrainës. Pra kohëzgjatja e sanksioneve, është e lidhur me përmbushjen e marrëveshjeve të Minskut nga ana e Moskës. Mjerisht, kjo nuk u arrit deri në afatin e parë të 31 dhjetorit 2015. Ndërkohë është radha e Rusisë të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe sovranitetin brenda kuÒjve të saj të njohur ndërkombëtarisht, dhe është përgjegjësi e të gjitha palëve të interesuara për të punuar mbi zbatimin e marrëveshjeve. Prandaj, është i rëndësishëm të ruhet dialogu me Rusinë, dhe nëse apo kur të zbatohen marrëveshjet, të ofrohen perspektivat për marrëdhëniet BE-Rusi.-bota.al

Swiss Digital Desktop Reklama

*Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?