Pse ISIS bombardon pikërisht gjatë Ramazanit?
Më shumë se 160 persona humbën jetën gjatë sulmit të së dielës në Bagdad. Ky ishte vetëm një nga 8 sulmet që besohet të jenë kryer nga Shteti Islamik gjatë muajit të myslimanëve, muajit të Ramazanit.
Në total, më shumë se 300 persona vdiqën nga këto sulme nga Daka në Stamboll.
Ramazani në mënyrë tradicionale shihet si muaji më i shenjtë shpirtëror në kalendarin islamik. Për 30 ditë, myslimanët heqin dorë nga të ngrënit dhe nga të pirit gjatë orëve të rrezeve të diellit dhe besojnë se Zotit është në pjesën e faljes gjatë kësaj kohe.
Xhamitë zakonisht janë më të mbushura se herët e tjera, me adhurues që kërkojnë mëshirën dhe bekimet hyjnore.
Në këtë periudhë puritanizmi, ekstremistët kërkojnë të godasin me gjithçka kanë.
Ata besojnë se është një moment i përshtatshëm për të ushtruar luftën e tyre kundër qytetërimit dhe besimtarëve me më shumë sulme se normalja.
Në të vërtetë, faqja zyrtare e Frontit Al-Nusra, kohët e fundit e ka përshkruar si “muaji i pushtimeve”
Që në fillim të Ramazanit, zëdhënësi i ISIS Abu Mohammad al-Adnani iu drejtua mbështestëve në të gjithë botën: “Përgatituni që ta ktheni këtë muaj në muajin e fatkeqsive kudo për jo-besimtarët, sidomos për luftëtarët e kalifatit në Europë dhe Amerikë”.
KOHA JONË SONDAZH

