Punonjësi i fast food-it kapet duke helmuar kolegun në sanduiç, mister 21 vdekje të tjera

Një punonjës gjerman u kap në kamera, duke helmuar drekën e kolegut. Kjo ngjarje ka nxitur autoritetet për të hetuar vdekjen e 21 punonjësve të tjerë.

Policia ka arrestuar një burrë 56-vjeçar me dyshimin se po përpiqej të vriste kolegun e tij.

Më shumë se 20 punonjës kanë vdekur para daljes në pension që nga kthesa e mijëvjeçarit, shumë prej tyre nga sulmet në zemër, të cilat potencialisht mund të ishin shkaktuar nga helmimi me helme të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dyshuari eshte parë në një kamera sigurie, duke hedhur një substancë brenda sanduiçit, tha policia në një deklaratë

Swiss Digital Mobile Reklama

Kolegu kishte vënë re diçka me ngjyrë në drekën e tij dhe njoftoi menaxherët, të cilët njoftuan policinë.

Videoja e marrë në shtetin e Nordrhein-Westfalisë tregoi të dyshuarin, duke përhapur substancën pluhur në ushqim. Një shishe e vogël e një substance të ngjashme u gjet në çantën e të dyshuarit kur u arrestua.

Testet nga zyra rajonale penale treguan se substanca në bukë ishte acetat plumbi, një substancë shumë toksike dhe pothuajse pa shije dhe kishte sasi të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të rënda organesh, thanë autoritetet.

Ekspertët e zjarrfikësve zbuluan merkur, plumb dhe kadmium në apartamentin e të dyshuarit në Bielefeld.

Policia tha se i dyshuari “kishte kohë që përpiqej të prodhonte substanca toksike, duke përfshirë komponimet e metaleve të rënda” dhe duke përdorur substanca në shtëpinë e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?