Puthi në buzë një fëmijë, udhëheqësi shpirtëror Dalai Lama kërkon falje
Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama kërkoi falje të hënën pas publikimit të një videoje, që tregonte atë duke puthur një fëmijë në buzë dhe që shkaktoi reagime të forta.
Në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar tha se i vinte keq për incidentin dhe dëshironte t’i “kërkonte falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”.
Incidenti ndodhi gjatë një tubimi publik në muajin shkurt në tempullin Tsuglakhang në Dharamsala, ku jeton udhëheqësi shpirtëror tibetian në mërgim. Në një moment, një djal i vogël e pyeti nëse mund ta përqafonte.
KOHA JONË SONDAZH

