FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin: Rusia do të kundërshtojë çdo përpjekje për të prishur ekuilibrin global strategjik

Rusia do të kundërshtojë përpjekjet për të prishur ekuilibrin strategjik në gjithë botën, të tilla si sistemi global anti-balistik i mbrojtjes nga raketat i NATO-s, tha presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan Russia Today.

“Qëllimi ynë është që të neutralizojmë në mënyrë efektive çdo kërcënim ushtarak për sigurinë e Rusisë, duke përfshirë edhe ato të sistemit strategjik anti-balistik të mbrojtjes nga raketat të NATO-s, konceptin e reagimit të shpejtë global dhe luftës informative”, tha Putin për ushtrinë ruse.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që nevojitet për të ruajtur ekuilibrin strategjik të fuqisë ushtarake”, tha ai, duke shtuar se balanci është ai që kishte penguar një konflikt të madh ushtarak në mes të kampeve kundërshtare gjatë Luftës së Ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?