Putin: Vrasja e ambasadorit, sulm ndaj marrëdhënieve Rusi-Turqi

“Unë mendoj se vrasja e ambasadorit tonë në Ankara është një atentat ndaj marrëdhënieve Rusi-Turqi”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një deklaratë për mediat ditën e sotme duke folur për vrasjen e ambasadorit të këtij vendi në Ankara përmes një sulmi të armatosur u shpreh: “Unë mendoj se vrasja e ambasadorit tonë në Ankara është një atentat ndaj marrëdhënieve Rusi-Turqi”.

Duke vënë në dukje se tezën se avioni rus është rrëzuar nga persona që kërkuan të prishnin marrëdhëniet Rusi-Turqi i shikon me rezerva, Presidenti Putin në vijim ka shtuar: “Por pas vrasjes së ambasadorit nga një efektiv policie mendimi im në lidhje me këtë ndryshoi. Të infiltrohesh në brendësi të sistemit të drejtësisë dhe policisë turke është një temë shumë e thellë. Nuk dua ti vë gishtin askujt, por shikojmë që kjo ka ndodhur. Kjo gjë nuk do të pengojë dhe dëmtojë marrëdhëniet Rusi-Turqi. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e marrëdhënieve Rusi-Turqi. Pas përmirësimit të marrëdhënieve kemi gjetur një rrugë të mesme në këto marrëdhënie dhe shpresoj që kjo të vazhdojë në këtë mënyrë edhe në të ardhmen.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë duke folur edhe për evakuimet në Halep, Putin ka thënë: “Përsa i përket çështjes së Halepit, pa pjesëmarrjen e Rusisë, Turqisë dhe Iranit nuk mund të kishte një zgjidhje.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke vënë në dukje rëndësinë e këtyre tre shteteve në arritjen e zgjidhjes, Putin u shpreh më tej se “Më shumë se 100 mijë njerëz janë evakuuar nga Halepi. Në botën e sotme ky është aktiviteti më i madh njerëzor në botë.”

Putin në vijim ka thënë se ky format do të vazhdojë të bashkëpunojë, ndërkohë ai është shprehur i hapur edhe për bashkëpunimin me vende të tjera si SHBA-ja.-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?