Putin zbulon çfarë synon Rendi i Ri Botëror

Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën vjetore të tij me rastin e Krishtlindjeve, tha se elitat perëndimore kanë braktisur vlerat e krishtera dhe kjo mund të kthehet në bumerang për to.

Ai tha se elitat kanë krijuar një kulturë të re politike që mund të jenë shkatërruese për to dhe mund të çojë në rrëzimin e qytetërimit perëndimor.

Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigje që zgjati rreth 4 orë, presidenti rus foli mbi gjendjen e vendit të tij dhe të botës, duke deklaruar se “Rendi i ri Botëror” synon që të “heqë sovranitetin kombëtar” dhe të shkatërrojë “identitetin dhe diversitetin që Zoti ka krijuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se elitat perëndimore po refuzojnë rrënjët e shoqërisë së tyre mbi të cilat ajo është ndërtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Putin: Shumë shtete perëndimore kanë marrë rrugën ku ata mohojë apo refuzojë rrënjët e tyre, duke përfshirë ato të krishtera të cilat formojnë bazën e qytetërimit perëndimor. Në këto vende, baza morale dhe çdo identiteti tradicional janë duke u mohuar – si nacionaliteti, feja, kultura e madje edhe identiteti gjinor po mohohen ose relativizohen.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?