Qëlloi në ajër me pistoletë gjatë një konflikti në lokal, arrestohet 39-vjeçari korçar (EMRI)
Policia e Korçës ka arritur të vendosë në pranga 39-vjeçarin Erjon Hoxhallari.
Ky i fundit një ditë më parë, gjatë një konflikti të çastit me disa persona në lokalin në pronësi të shtetasit A.B., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, por fatmirësisht, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Hoxhallarinuk ishte i panjohur për policinë, pasi dhe në të kaluarën ishte arrestuar prej tyre. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Korçë
U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike, vihet në pranga 39-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër shëndetit, rendit e sigurisë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje).
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.