Qetësohet furtuna e Brexit në Britani: Paundi fillon sërish shkëputjen

Sterlina nuk do të luhatet shumë pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian në Mars të vitit që vjen, por sipas analistëve të këmbimit valutor, pritet të fuqizohet kundër dollarit në vazhdim. Siç u parashikua nga sondazhet e mërparshme të Reuters, paundi ra pas daljes surprizë të Britanisë në referendumin e vitit 2016,  ku britanikët votuan të mos jenë më pjesë e Bashkimit Europian.

Tashmë, 75% e 50 analistëve të anketuar, thanë se sterlina nuk ka gjasa të prekë nivelin e post-Brexit përpara se vendi të dalë nga blloku politik dhe ekonomik,  ku ka qenë anëtar për më shumë se 4 dekada. Sipas sondazhit, Banka e Anglisë pritet të rrisë normën bazë të interesit në 0.75% në Gusht. Skenari Hard Brexit, pritet të jetë një rezultat negativ për sterlinën.

Rezerva Federale në SHBA ka rritur 7 herë normat  e interesit nga niveli afër zeros që ka qenë në vitet e fundit, duke i çuar në segmentin 1.75-2% dhe pritet të ndërhyjë 2 herë të tjera këtë vit.  Analistët shprehen se rritja e normës së interesit do të sjellë mbështetje për paundin, por periudha e pasigurisë nga Brexit ka gjasa ta limitojë fuqimin. Megjithatë, pritet gjerësisht që të arrihet një marrëveshje me Brukselin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej referendumit, paundi ka pasur luhatje të mëdha. Në Prill arriti nivelin më të lartë pas referendumit, në 1.43 kundër dollarit prej pritshmërive për ndërhyrje nga Banka e Anglisë, por pasi këto shpresa u larguan prej tkurrjes së ekonomisë, ra në 1.32$. Në një periudhë 1 vjeçare, analistët presin që paundi të arrijë në 1.39 dollarë.  Projeksionet e fundit vijnë paralelisht me pritshmëritë e dobësimit të dollarit amerikan.(scan)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?