Qeveria greke e gatshme për negociata me kreditorët
Qeveria greke është e gatshme të rikthehet në çdo moment në tryezën e negociatave me kreditorët, theksoi sot një burim qeveritar grek.
“Ne presim një ftesë nga institucionet dhe në çdo moment ne do t’i përgjigjemi për të vazhduar negociatat”, theksoi ky burim pas një fundjave që nuk ka shënuar avancime në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje.
Autoritetet greke ranë dakord me kreditorët e tyre, BE dhe FMN, për realizimin e një sufiçiti buxhetor fillestar prej një për qind këtë vit, një pikë e mbetur për një kohë të gjatë në qendër të mosmarrëveshjeve, deklaroi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.
“Autoritetet greke janë tashmë dakord me këtë objektiv”, deklaroi Annika Breidthardt në një konferencë shtypi duke shtuar se çështja është vlerësimi nëse angazhimet për t’u arritur janë të besueshme.