Qeveria greke: “Është e mundur një zgjidhje e qëndrueshme”

 

Kujtim VANI*

Është e mundur një zgjidhje e qëndrueshme, bëjnë të ditur burimet qeveritare, dhe të gjitha pikat do të gjykohen deri në fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti u informua në thelb për propozimin bazë të përbashkët, duke pas parasysh rezultatin e referendumit, pozicionet e përbashkëta të liderëve politikë dhe propozimet e institucioneve. Referendumi, me përgjegjësi specifike, nga disa institucione të veçanta u interpretua sikur u bë mbi pyetjen "euro apo dhrahmi". Madje argumentojnë se nëse votojn "Jo" automatikisht vendi do të dalë nga euro dhe do të kthehet në monedhën e dhrahmisë! Kjo aktualisht nuk është e pranushme. Të gjithë të diskutojm nëse do të gjejëm një zgjidhje, çfarë është kjo zgjidhje, dhe kur do të finalizohet. Deklarata e Donald Tusk është karakteristikë e klimës që mbizotëroj në diskutime, ku nuk ka të bëjë vetëm me Greqinë. Bëri një referencë të qartë në pasojat më të gjera gjeopolitike që do të kishte një dalje e Greqisë nga eurozona, me patëkeq për ato që nuk e kuptojn. Propozimi i paketës që u refuzua nga referendumi, siguronte parakushte për financim vetëm pesë muaj, pastaj parakushtet të reja, ndërsa nuk kishte asnjë dispozitë për borxhin. Sot diskutohet propozimi i programit grek dy vjeçar me veprime të përbashkëta paraprake, ku nuk do të nevoitet çdo herë të ndryshohen ose të shtohen të reja. U shtrua në tryezë çështja e borxhit, paketa e zhvillimit, dhe natyrisht financimi i programit. Tani ekziston mundësia e një zgjidhje të qëndrueshme dhe të gjitha pikat do të gjykohen deri në fundjavë. Duhet theksuar se ka reagime të forta nga vendet të cilat më përpara kishin qëndrime negative. Të dielën, udhëheqësit do të takohen përsëri. 

Swiss Digital Mobile Reklama

*Korrespodent "Koha Jonë", Athinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?