Qeveria kineze: Ndalohet agjërimi!
Qeveria kineze ua ka ndaluar agjërimin nëpunësve civilë, mësuesve dhe nxënësve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në një rajon që kryesisht banohet nga myslimanët.
Konkretisht, në Xinjiang ku 58% e banorëve janë mysliman, restorantet janë urdhëruar të vazhdojnë punën normalisht si ditëve të tjera.
Përderisa shumica e myslimanëve në botë janë duke agjëruar nga agimi deri në muzg gjatë këtij muji, kjo praktikë po ndalohet në Kinën komuniste.
“Anëtarët e partisë, nënpunësit civilë, studentët dhe të miturit nuk duhet të agjërojnë gjatë Ramazanit dhe nuk duhet të bëhen pjesë e asnjë aktiviteti fetar.
“Gjatë këtij muaji, dyqanet ushqimore nuk duhet në asnjë mënyrë të qëndrojnë të mbyllura”, shkruhet në lajmërimin e qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

