Raketa amerikane godet kamikazin në Kabul (VIDEO)

Tymi i zi nuk ndalet fatkeqësisht në Kabul. Ministria Afgane e Shëndetësisë konfirmon se ka pasur një shpërthim pranë aeroport.

Të paktën një fëmijë u vra në shpërthimin me raketë kundër një ndërtese në Kabul. Disa media flasin për të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për “BBC”, se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Të dhënat janë kontradiktore, por raportohet se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga një dron amerikan që ka eliminuar një kamikaz gati për sulm.

https://twitter.com/karimi_shafi/status/1431961843074015236

SHKARKO APP