Raporti alarmues: Aktiviteti njerëzor ka zhdukur 2/3 e botës së egër
Një raport i gjerë i grupit mjedisor ”World Wildlife Fund”, ka arritur në rezultatet se popullatat e botës së egër të planetit kanë rënë me një mesatare prej 68% në katër dekada, teksa konsumi njerëzor është arsyeja kryesore e shkatërrimit.
Dokumenti i titulluar ”Living Planet Report 2020”, llogariste se kjo ishte pikasur në 4,392 specie të monitoruara gjitarësh, zogjsh, peshqish, zvarranikësh dhe amfibësh, nga viti 1970 deri në 2016. Raporti shtonte gjithashtu se një rënie e tillë e popullatave nuk ishte parë në planetin tonë prej miliona vjetësh.
Rajonet e Amerikës Latine e të Karaibeve ishin nga më të prekurat, me një rënie prej 94%, sipas raportit. Prishja e habitateve si lëndina, savana apo këneta, mbishfrytëzimi i botës së egër, sjellja e specieve jo-vendore dhe ndryshimet klimatike, ishin faktorët kryesorë nxitës.
Sipas WWF, shkatërrimi i ekosistemeve tashmë kërcënon me zhdukje rreth 1 milionë specie, 500,000 kafshë e bimë dhe 500,000. Shaw tha për rrjetin CNN se rënia e popullatave është sinjal për aftësinë e planetit për të mbështetur jetën. ”Ne shpesh fokusohemi vetëm te speciet që janë më shumë në telashe apo në prag zhdukjeje, por edhe para kësaj faze një specie e caktuar mund të pushojë së kryeri funksionin e saj ekonogjik”, tha Shaw.
KOHA JONË SONDAZH

