Ambasadorja e BE-së takon Malajn dhe Gogun: Financat dhe drejtësia, në fokus të integrimit

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi takime me ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ku në fokus ishin disa prej çështjeve kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takimin me ministrin Malaj, ambasadorja theksoi rolin e Ministrisë së Financave në menaxhimin e fondeve të BE-së, si dhe në përgatitjen e Shqipërisë për detyrimet financiare që lidhen me anëtarësimin.

“Ministria e Financave luan një rol kyç në procesin e anëtarësimit, pasi menaxhon fondet e BE-së dhe përgatit vendin për detyrimet financiare që sjell anëtarësimi”, u shpreh Moreira de Sousa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo bëri të ditur gjithashtu se rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e Shqipërisë në këto drejtime.

Ndërkohë, në takimin me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në qendër të diskutimeve ishte reforma në drejtësi dhe prioritetet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e forcimit të besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, duke e cilësuar atë si thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Besimi i publikut te sistemi i drejtësisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, deklaroi ajo.

Moreira de Sousa theksoi nevojën për zbatimin e qëndrueshëm të reformës në drejtësi dhe vijimin e punës mbi prioritetet e anëtarësimit, duke shprehur gatishmërinë e BE-së për të mbështetur progresin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?