Raporti i SHBA: Këto janë vendet më të këqija për trafikimin e qenieve njerëzore

Myanmar i është bashkuar Kinës, Sirisë dhe Sudanit të Jugut si një prej vendeve që bëjnë shumë pak për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore, sipas një raporti të TIP (Raporti i Personave të Trafikuar)

Raporti i SHBA në mënyrë specifike përmendi krizën e vazhdueshme të refugjatëve Rohingya si arsyeja e kalsifikimit të Myanmar në listë.

Raporti tha se operacionet ushtarake të Myanmar në Shtetin Rakhinë zhvendosën qindra mijëra Rohingya dhe anëtarë të grupeve të tjera etnike, shumë prej të cilëve u janë nënshtruar shfrytëzimit në Myanmar, Bangladesh dhe vende të tjera në rajon si rezultat i zhvendosjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paktën 700,000 Rohingya kanë ikur nga Shteti Rakhine që nga viti i kaluar, kryesisht në Bangladesh, pasi ushtria e Myanmar nisi operacionet e pastrimit, ku qeveria pretendoi se ishin duke synuar grupet terroriste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i SHBA-së dhe OKB-së për të drejtat e njeriut i përshkruan operacionet si “spastrim etnik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?