FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raporti zyrtar: Ja pse u rrëzua avioni me ekipin brazilian

Ekspertët e hetimit në Kolumbi kanë nxjerrë raportin zyrtar mbi shkaqet e rrëzimit të avionit në 28 Nëntor në Kolumbi, me ekipin e futbollit Chapecoense.

Sipas ekspertëve, avionit me 71 persona në bord i kishte mbaruar karburanti, ndërsa mjetit fluturues i kompanisë ajrore “Lamia”, ishte i mbingarkuar dhe me pak karburant. Gjithashtu sipas ekspertëve, avioni nuk kishte licencën e nevojshme për të fluturuar në lartësinë që po zhvillohej hetimi.

Sipas sekretarit të sigurisë ajrore Kolumbiane, regjistrimet e kabinës tregojnë pilotin dhe ndihmësin e tij që diskutojnë për të bërë një ulje në qytetin Leticia ose Bogota, pasi karburanti ishte shumë i limituar, por sërish ata vendosin që të vazhdojnë duke sjellë edhe tragjedinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avioni që mbante skuadrën e Chapecoense dhe një numër gazetarësh u përplasën në Medelin të Kolumbisë dy ditë para se të luhej ndeshja finale, duke lënë 71 të vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?