Reagimi i Iranit ndaj SHBA, “dhëmb për dhëmb”
Këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit tha sot në një intervistë ekskluzive për CNN në Teheran, se reagimi i Teheranit ndaj vrasjes nga Shtetet e Bashkuara të Gjeneralit Qasem Suleiman do të jetë padiskutim ushtarak.
Këshilluesi i ushtrisë Gjeneral Major Hossein Dehghan tha se Irani do të hakmerret drejtpërdrejt kundër “vendeve ushtarake” të SH.B.A.
“Mund të argumentohet se mund të ketë operacione me prokurë. Mund të themi se Amerika, zoti Trump, ka ndërmarrë veprime direkt kundër nesh kështu që ne ndërmarrim veprime të drejtpërdrejta kundër Amerikës.”
Shtetet e Bashkuara kanë një prani në rritje ushtarake në rajon. Mijëra trupa amerikane janë vendosur në Arabinë Saudite, dhe ka rreth 5.000 në bazat në Irak. SHBA gjithashtu ka një bazë të madhe ajrore në Katar dhe një prani detare në Bahrein, si dhe trupa të stacionuar në Jordan, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dehghan nënvizoi që Irani nuk po nxitonte të hakmerrej dhe do të zgjidhte me kujdes objektivat e tij. “Reagimi ynë do të jetë i mençur, i konsideruar mirë dhe me kohë, me efekt përcaktues parandalues”.
Ndërkohë, presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka thënë më herët se Amerikanët do të përballen me pasoja për vrasjen e Soleimanit “jo vetëm sot, por edhe në vitet në vazhdim”.
Duke pasur parasysh retorikën e të dy palëve, ekziston një rrezik në rritje i përshkallëzimit në atë që është bërë konfrontimi më i rrezikshëm midis SHBA dhe Iranit në dekada.
Mbrëmjen e të shtunës, Presidenti Donald Trump tha- “Nëse Irani sulmon një Bazë Amerikane, apo ndonjë Amerikan, ne do të dërgojmë disa nga pajisjet e reja të bukura të brendit të ri … dhe pa hezitim!Ata na sulmuan, dhe ne goditëm pas. Nëse ata sulmojnë përsëri, gjë që do t’i këshilloja me forcë që të mos bëjnë, ne do t’i godasim më shumë nga sa janë goditur ndonjëherë më parë!”
Dehghan u përgjigj në mënyrë të drejtëpërdrejtë paralajmërimit të Trump:
“Ishte Amerika që e filloi luftën. Prandaj, ata duhet të pranojnë reagime të duhura për veprimet e tyre .E vetmja gjë që mund të përfundojë këtë periudhë lufte është që amerikanët të marrin një goditje të barabartë me goditjen që ata kanë shkaktuar. Pas kësaj ata nuk duhet të kërkojnë një cikël të ri.”
Në muajt e fundit, zyrtarët në administratën e Trump dhe madje edhe vetë Presidenti kanë hedhur mundësinë e një dialogu me Iranin. Dehghan po ashtu hodhi poshtë këtë mundësi.
“Shikoni, ka disa arsye që ne nuk kemi dashur të negociojmë me këtë administratë në detyrë të SH.B.A. Tani, pas asaj që i ndodhi Z. Soleimani nuk ka asnjë mundësi për negociata ose marrëdhënie. Është e pamundur.” /CNN/