Refuzuan 10 refugjatë, fshati i pasur Zviceran paguan miliona euro
Të ballafaquar me zgjedhjen ose do të merrnin një pjesë të vogël të refugjatëve ose do të paguanin një gjobë të rëndë, një fshat zviceran ka qenë i prirur për të paguar gjobën.
Banorët e fshatit, “Oberwil Lieli”, që ka 300 milionerë, votuan kundër kuotës që qeveria ka imponuar ndaj azilkërkuesve në një referendum të debatueshëm; 52% e banorëve votuan për “jo” kur u pyetën nëse qyteti duhet të pranojë 10 refugjatë. Qyteti tani do të duhet të paguajë 292,000 euro, si kush për refuzimin e refugjatëve.
“Ne nuk i duam ata këtu dhe është kaq e thjeshtë”,- tha një banor. “Ne kemi punuar shumë të gjithë dhe kemi një fshat kaq të bukur për të cilën nuk duam ta prishim. Ne nuk mund të përshtatemi me refugjatët”, – u shpreh një tjetër banore.
Sistemi i kuotave të qeverisë ka për qëllim që në mënyrë të drejtë të shpërndajë 50.000 azilkërkues në të gjithë Zvicrën. Refugjatët që vijnë në Zvicër thuhet se janë të detyruar të dorëzojnë pasuritë që janë me vlerë më shumë se 1000 franga zvicerane (1,000 dollarë), për të mbuluar shpenzimet e tyre të jetesës. Një propozim i ngjashëm në Danimarkë ngjalli zemërim gjatë vitit të kaluar. Refugjatët që qëndrojnë në Zvicër pritet edhe për të dhënë 10% të pagave të tyre për qeverinë për deri në 10 vjet.
Sondazhi lokal i Oberwil-Lieli pason një referendum kombëtar mbi një propozim që do të legalizojë dëbimin e të huajve, që kryejnë dy vepra të mëdha ose të vogla, brenda një 10-vjeçare, pa ankesë ose me një proces të rregullt. Partia më e madhe politike e vendit i ka përshkruar të huajt si dele të zeza të përdorura në tabela, gazeta, dhe fletushka.
Burimi: Quartz/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

