Rekord infektimesh në SHBA, më shumë se 126 mijë raste të reja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 126.742 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit. Është ky një rekord i ri për të katërtën ditë rresht që kalon shifrën 100.000 infektime, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Të paktën 1040 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin e viktimave në 237.113 që në nisje të pandemisë.

Ndërkohë totali i infektimeve në SHBA që në fillim të pandemisë është thuajse 10 milionë, ekzaktësisht 9.860.558 persona.

SHKARKO APP