Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Japoni, 51 të vdekur dhe 48 të zhdukur
Sa vjen edhe bëhet më dramatike situata nga përmbytjet që ka përfshirë Japoninë, me numrin e viktimave që vazhdojnë të rriten dhe shumë të humbur deri tani.
Për momentin numri i të vdekurve ka shkuar në 51, ndërsa të zhdukur regjistrohet me 48.
Prefektura e Hiroshimës, në perëndim të arkipelagut, më e goditura nga përmbytjet ka dhe numrin më të madh të viktimave, 22 të vdekur dhe 23 të zhdukur.
Aksidente me pasojë vdekjen janë regjistruar edhe në prefekturat e Ehime, Okayama, Hyogo, Kyoto, Shiga dhe Fukushima.
Shirat e furishëm që bien që prej të enjtes së kaluar kanë vështirësuar operacionet e shpëtimit dhe shtojnë rrezikun e rrëshqitjeve të tokës në zonat e Kansai dhe në pjesën e sipërme të Kyushu.
KOHA JONË SONDAZH

