Renzi akuzon qeverinë e Gentilonit për humbjen e PD
Pas humbjes në zgjedhjet e 4 marsit e nisjes së punës së qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-Lidhja, Partia Demokratike italiane ka mbledhur për herë të parë këtë weekend në Romë, Asamblenë e saj Kombëtare e cila ka vendosur zhvillimin e zgjedhjeve partiake si dhe mbatjen e Kongresit të Partisë në shkurtin e vitit 2019 , dy muaj para zhvillimit të zgjedhjve europiane.
Asamblea ka vendosur gjithashtu që kryetari i përkohshëm i Partisë Demokatike të vazhdojë të jetë Maurizio Martina.
Por ky takim në nivel kombëtar ka shërbyer dhe si një analizë e përgjithshme e kësaj force politike mbi motivet e humbjes në zgjedhjet e 4 marsit.
Në fjalën e tij ish-lideri dorëheqës i kësaj partie, ish-kryeministri Matteo Renzi është treguar mjaft i ashpër duke e renditur si shkak i 10 motiveve të humbjes në zgjedhje, pasuesin e tij në qeveri, kryeministrin Paolo
Gentilioni me punën e ekzekutivit të tij.
Për kryeminsitrin Renzi, mungesa e kurajos nga ana e qeverisë Gentiloni në realizimin e reformave të premtuara si ajo e nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve, reforma e heqjes së privilegjeve ndaj politikanëve, mos rinovimi i klasës drejtuese të Partisë në jug të vendit, prania e pakët në rrjetet sociale” janë disa nga arsyet e humbjes në zgjedhje të PD shtuar dhe nga divergjencat e brendshme mes rrymave të ndryshme të krijuara brenda Partisë.”
Fjalët e Matteo Renzit kanë shkaktuar një debat të fortë tek demokratët shumica e të cilëve e kanë gjetur të padrejtë akuzën e tij ndaj ish-kryeministrit Gentiloni.
Për kryetarin aktual të PD, Maurizio Martina, “akuzat e Renzit janë të padrejta dhe se u duhet dhënë fund ndasive brenda partisë.”
Ndërsa ish-kryeminstri Gentiloni ka komentuar me një fjalë të vetme duke e konsideruar “të turpshem akuzën e Renzit”.
Por ish-kryeministri,Matteo Renzi, nuk ka kursyer sulmet dhe ndaj rivalëve të tij në politikë.
Lëvizjen 5 Yje ai e konsideron “si një e djathtë e vjetër dhe rrymë e partisë së Salvinit”.
Ndërsa Partinë Lidhja “si një forcë që ndot demokracinë në Itali e që po shndërron vendin në një provincë të perandorisë austro-hungareze të Visegradit e që bën aleancë me kundërshtarët e Italisë në BE.”
KOHA JONË SONDAZH

