Renzi, kryeministrave të vendeve të BE: Nuk mund të jeni të denjë të quheni europianë

 

Kujtim VANI

Qeveria greke dhe ajo italiane i kanë kërkuar BE-së transferimin dhe shpërndarjen e 40 mijë emigrantëve të paligjshëm nga vendet e tyre drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Kryeministri italian Matteo Renzi dje gjatë punimeve të Samitit Europian në Bruksel, ka kritikuar udhëheqësit e vendeve të BE-së, për paaftësinë e tyre për të rënë dakord mbi planin e propozuar që do tu jepte mundësinë Greqisë dhe Italisë për të shpërndarë 40 mijë emigrantë në vende të tjera, duke i akuzuar homologët se nuk janë të denjë të quhen evropianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Nëse ju nuk jeni dakord nuk jeni të denjë të quheni evropianë", u tha Renzi udhëheqësësve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në takimin e samitit. "Nëse ky është koncepti juaj në lidhje me çfarë do të thotë Evropë, mund ta mbani. Nëse ka solidaritet mos të humbim kohën tonë, "tha Renzi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?