Riaktivizohet vullkani në Zelandën e Re, vështirësohet operacioni i shpëtimit
Aktiviteti vullkanik në ishullin e Bardhë në Zelandën e Re duket se është shtuar duke e bërë kështu më të vështirë për autoritetet të shpëtojnë njerëzit.
Ata shprehen se ditën e sotme planifikonin për të shpëtuar 9 njerëz të cilët dyshohen se kanë vdekur.
Deri tanimë qeveria ka konfirmuar humbjen e gjashtë jetëve në këtë tragjedi ndërkohë që 29 të tjerë janë duke marrë shërbim mjekësor.
Vullkani i njohur si Whakaari shpërtheu ditën e hënë(9 dhjetor) ndërkohë që shumë turistë ishin në ishull.
Autoritetet po vijojnë operacionin e shpëtimit dhe identifikimin e viktimave.
/Ora News.tv/