Rikthehen fluturimet në Gatwick pas pezullimit të fundit

Aeroporti i dytë për nga madhësia në Britani, Gatwick, ka rikthyer sërish fluturimet pas pezullimit të fundit disa orë më parë, për shkak të një droni që ishte parë në ajër.

Autoritetet kanë thënë se fluturimi i disa dronëve është veprim i qëllimshëm për të çrregulluar aeroportin në periudhën më të ngarkuar të vitit, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.

Këto pezullime kanë shkaktuar shumë dëme pasi mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se pezullimi i fundit ka qenë vetëm masë paraprake në rast të ndonjë incidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka thënë se aktualisht territori është i sigurt për rinisje të fluturimeve.
Më shumë se 50 pajisje është raportuar të jenë vërejtur nga 19 dhjetori prej kur është mbyllur për herë të parë Aeroporti Gatwick.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?